Motori humb kontrollin dhe përfundon në lulishte, drejtuesi dergohet me urgjence në spital

0

Një aksident është regjistruar sot në Korçë, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i tij është plagosur. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në rrethrrotullimin e Hipotekës.

Personi i plagosur, ende i paidentifikuar, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu