Motori përplaset me furgonin, humb jetën drejtuesi

0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Golem të Durrësit. Një motor është përplasur me një furgon dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, ndërsa pasagjerja është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë vendi i aksidentit është rrethuar dhe viktima është lënë i shtrirë në rrugë, i mbuluar me një çarçaf.

Informacion paraprak

Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motorr me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu