Draf-konkluzionet e BE-së/ Shqipëria nuk ka plotësuar 5 kushte nga 6 të vendosura

0

Shqipëria ka dështuar me pesë nga gjashtë parakushtet për hapjen e negociatave. Këtë rekomandojnë draft-konkluzionet e miratuara sot nga ambasadorët e vendeve anëtare të BE.

Këto konkluzione i referohen hapave që mbeten për t’u ndërmarrë deri në aprovimin e kuadreve negociuese dhe hapjen zyrtare të negociatave me të dyja vendet.

Siç raporton gazetarja Eris Zykaj, zbatimi i reformës zgjedhore mbetet kryefjale e parakushteve për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit.

Këshilli po ashtu, nënvizon se dialogu politik në vend duhet të forcohet më tej, veçanërisht mbi reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj. Duhet të sigurohet gjithashtu financimi transparent i partive politike

Mes të tjerash, Këshilli i bën thirrje Komisionit Europian të monitorojë nga afër përmbushjen e reformave të kërkuara të mbetura dhe të informojë Këshillin sapo kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare të jenë përmbushur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu