Një aksident me vdekje ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e Kamzës në Tiranë, ku ka humbur jetën një 30-vjeçar.
Motomjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë.
I riu ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur “Tre fushat”, shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi E. K., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.