Motorri përplaset me Benzin, drejtuesi dërgohet te Trauma

0

Aksident me motor në Pogradec.

Më datë 22.02.2024, rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Pogradecit, motomjeti me drejtues shtetasin A. P., 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. G., 56 vjeç. Për pasojë ka marrë lëndime trupore drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Me drejtuesin e automjetit shtetasin A. G., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu