Arrestohet 23-vjeçari në Peqin, u aksidentua dhe më pas kundërshtoi punonjësit e Policisë

0

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me ata të qarkullimit rrugor, vunë në pranga shtetasin S. I., 23 vjeç, banues në Peqin.

Mesditën e djeshme, në qytetin e Peqinit, dyshohet se për shkak se ka humbur kontrollin, automjeti që drejtonte ky shtetas ka shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të një lokali.

Gjithashtu, gjatë shoqërimit shtetasi S. I. ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu