Reshjet e dëborës të rëna në Gjinar të Elbasanit, e kanë kthyer këtë të fundit në një pikë mjaft tërheqëse.
Velloja e bardhë e dëborës e cila ka mbuluar fshatin Gjinar ka tërhequr jo pak turistë gjatë ditës së sotme.
Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë udhëtuar drejt Gjinarit, një fshat shumë pranë Elbasanit, për të parë nga afër “mrekullinë” e bardhë dhe për të shijuar këtë piesazh të jahtëzakonshëm të natyrës.