“M’u errën sytë kur e qëllova”/ Rrëfehet autori i vrasjes së Grei Bihucit

0

Grei Bihuci është vrarë gabimisht! Kjo është vërtetuar dhe nga dëshmia e autorit të vrasjes, Florian Muka, i cili ka thënë para hetuesve se 19-vjeçarin nuk e njihte dhe se konfliktin e kishte me shokun e tij.

“Grein nuk e njihja, konfliktin e kam pasur me shokun e tij. M’u errën sytë dhe e qëllova gabimisht”, është shprehur Muka para hetuesve. Bihuci, ka ndërhyrë për të shuar konfliktin e shokut të tij, me dy kushërinjtë Muka, të dy të vënë në pranga nga policia.

Bihuci u godit me thikë mesditën e të hënës nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia. Ndërsa dje u arrestua edhe kushëriri i tij, Klajdi Muka, 17 vjeç. Sherri ka nisur mes dy kushërinjve dhe 20-vjeçarit Olsi Serjanin, i cili ka mbetur i plagosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu