Me rastin e Muajit të Monumenteve Historike dhe 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë ,Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore prezantoi në Muzeun Etnografik në Elbasan një ekspozitë fotografike bardhezi.Ekspozita e cila po rrugëton në qytetet me trashëgimi kulturore ka për qëllim të risjellë në kujtesë trashëgiminë e pasur kulturore, duke shfaqur për publikun materiale grafike që përfaqësojnë “Monumentet e Kulturës”në të gjithë vendin.Sipas specialistit të IKT, Xhon Ahmeti nëpërmjet materialeve të ekspozuara publiku ka patur mundësi ndër të tjera të njihet edhe me objekte të një rëndësie të veçantë pak të njohura .
Në ekspozitë një pjesë e monumenteve pasqyrohen para dhe pas restaurimit të tyre.Një fat të tillë e pret edhe muzeun etnografik të Elbasanit.Pas miratimit të fondit Drejtori I Agjencisë së Kulturës dhe Turizmit Artur Guni pohon se restaurimi i këtij objekti të një rëndësie të vecantë do të ndryshojë edhe qasjen e turizmit në Elbasan.
Fokusi i ekspozitave në Mujin e Monumenteve Historike është të njihen veçanërisht nga brezi i ri dhe të ngacmojnë interesin e këtyre të fundit për t’i njohur dhe vizituar.Infoweb Media