Mumjet pushtojnë Egjiptin,si në kohët e lashta të faraonëve

0

Transporti i 22 mumjeve më të famshme u kthye në një paradë spektakolare në Egjipt.

Ceremonia u zhvillua në brigjet e Nilit, duke risjellë në mend madhështinë e dikurshme të faraonëve më të famshëm të vendit, të cilëve dhe u përkasin mumjet në fjalë. Mumjet u zhvendosën në muzeun e ri të porsacelur kombetar në Fustat të Kajros. 18 faraonët dhe katër anëtarët e tjerë të familjeve mbretërorë u transportuan nëpër kuti me kushte te posacme atmosferike dhe kamionë të zbukuruar me krahë dhe dizajn faraonike, në një paradë spektakolare që zgjati disa orë.
Efekte

Mumjet ishin varrosur rreth 3000 vjet më parë në varre sekrete në Luginën e Mbretërve dhe në zonën e Deir el-Bahrit, në afërsi të saj, të ndodhura që të dyja pranë qytetit jugor të Luksorit. Për herë të parë, varret e tyre u zbuluan në shekullin e 19-të. Pikërisht me zhvendosjen e tyre, dhe sidomos të Ramsesit të dytë, përdorues të internetit në Egjipt lidhën disa fatkeqësi të kohëve të fundit, përfshirë dhe bllokimin e kanalit të Suezit, duke thënë se ky ishte mallkimi i tij.

Edhe pse është konsideruar gjithmonë një event i jashtëzakonshëm, zhvendosja e mumjeve në Egjipt historikisht është lidhur me supersticjone dhe frikë. Shumë vendas, përfshirë edhe studiues, mendojnë se të vdekurit duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt, e të mos ekspozohen si kuriozitete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu