Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa të rënda ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Siç shihet dhe në foton e mëposhtme një urban i linjës Yzberisht- Qendër mësohet se ka rënë në një gropë duke rrezikuar jetën e dhjetra pasagjerëve.
Shembja e rrugës ndodhi në momentin që urbani po kalonte aty, duke shkaktuar frikë dhe panik te pasagjerët.
Fatmirësisht si pasojë e këtij incidenti nuk raportohet asnjë person i lënduar.