Mungesa e prodhimit vendas rrit çmimin e fruta- perimeve në Elbasan: Qytetarë e tregtarë në vështirësi për mbijetesë

0

Çmimi i fruta-perimeve por dhe produkteve të tjera bujqësore këtë vit vijon të jetë në shifra të larta, kjo pasi prodhimi vendas ka qënë i pakët.

Krahasur me vitet paraardhëse cmimet ne tregje këtë vit janë dukshëm më të larta, sidomos te prodhimet që kanë dalë në treg së fundmi. Sakaq qershia rezulton të jetë një nga frutat e cila është shitur më shtrenjtë në të gjithë sezonin, aq sa shumë prej konsumatorëve nuk kanë patur mundësinë tia provojnë shijen. Ndërkohë i papërballueshëm paraqitet edhe çmimi i shalqinit, bostanit dhe një mori zarzavatesh të domosdoshme për shportën e përditshme. Qytetarët elbasanas, vecanërisht mosha e tretë thonë se cmimet e larta i detyrojnë të bëjnë më pak blerje, ose të orjentohen drejt produkteve jocilësore.

Ndërkohë tregtarët e shpjegojnë trendin rritës të çmimeve me mungesën e prodhimit vendas,ndikuar nga koha e keqe. Sipas tyre edhe ata janë duke falimentuar pasi konsumatorët afrohen në tezga, pyesin e shpesh herë largohen pa blerë asgjë.


Përballë cmimeve stratosferike që ofrojnë tregjet në rrethe, prodhuesit ankohen për disbalancë cmimesh mes tyre dhe tregtarëve, duke kërkuar ndërhyrjen e organeve kompetente.

Infoweb Media/ Entela Duka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu