“Na e këpute kokën bir”, mamaja e 32-vjeçarit nga Elbasani rrëqeth me fjalët

0

Erind Shuteriqi është 32-vjeçari i cili ka ndërruar jetë ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit. Shuteriqi ka ndërruar jetë, pasi ka pësuar atak kardiak. ‘Syri’ raporton se Shuteriqi ishte vaksinuar po ditën e djeshme me vaksinën “Pfizer”. Nuk është kryer ende ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar saktë shkaqet e vdekjes.

Mamaja e 32 vjeçarit ka shkruar një postim rrëqethës në facebook ndaj humbjes së djalit të saj.

POSTIMI:

Erind shpirt, zemra e mamit kjo qe na ndodhi ishte shokuese!Cfare te kujtoj me pare mamibuzeqeshjen, miresine, embelsine, dashurine qe na dhuroje cdo dite!Na e kepute koken bir por ti do jesh gjithmone brenda nesh dhe me ne gjithmone NE TE TRE!!!Do te te duam gjithmone zemra jone!!!