“Na jep 100 euro dhe ik”, Gjykata e Tiranës lë në burg dy efektivët e forcave “Shqiponja”

0

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 2 efektivët e “Shqiponjave” Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha të akuzuar për korrupsion. Njëherësh, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, togat e zeza vendosën të shpallin moskompetencën dhe tia kalojnë dosje SPAK.

Dy efektivët u arrestuan në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi morën 100€ rryshfet për të toleruar shkeljen e rregullave të qarkullimit nga një qytetar që në të vërtetë ishte agjent i infiltruar i AMP.

Në momentin e ndalimit policëve iu gjetën 1400 €. Përpara arrestimit efektivët ishin vendosur nën survejim nga prokuroria pas disa kallëzimeve në adresë të tyre të qytetarëve për korrupsion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu