Nard Ndoka : Lulzim Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot

0

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka kërkuar aksion më të fortë opozitar nga Lulzim Basha.

Në një postim në Facebook, Ndoka shprehet se Edi Rama zhbëri Kodin Zgjedhor, hoqi kandidatët opozitare nga gara, po riorganizon bandat, ka filluar presionin kudo. Ndoka thotë se Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë vonë.

“Lulzim Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë shumë vonë.
Si me shumë sportivitet e ka marrë këtë përballje Lulzim Basha! Edi Rama shembi Kushtetutën, zhbëri Kodin Zgjedhor, hoqi kandidatët opozitare nga gara, po riorganizon bandat, ka filluar presionin kudo, oligarkët kanë hapur thasët, ndërsa Basha akoma nuk ka hequr “maskën e pandemisë” për të folur fort, qartë dhe guximshëm! Qytetarët kërkojnë ndryshimin, rrotacioni është i sigurtë, Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë vonë për të gjithë, edhe për Shqipërinë!”,- shkruan Ndoka në një postim në Facebook.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu