Kini kujdes! Ja pse është e rrezikshme të postojmë foto të kartës së vaksinimit

0

Në një pandemi si kjo e Covid-19, teksa fushatat e vaksinimit përhapen në shumë vende, është e pritshme që njerëzit të duan të shpërndajnë në rrjete sociale foto të kartave të vaksinimit, megjithatë ekspertët po theksojnë se një gjë e tillë nuk duhet bërë.

Së pari, karta e vaksinimit përmban të dhëna personale (emri, mbiemri, datëlindja, ndoshta edhe numri personal i ID etj). Better Business Bureau (BBB)– një organizatë jofitimprurëse që synon përmirësimin e bizneseve në treg – theksoi në janar se informacionet personale mund të përdoren për aktivitete të paligjshme nëse bien në duar të gabuara.

Përpos kësaj, BBB thekson se publikimi i kartave mund t’ua bëjë më të thjeshtë njerëzve që t’i falsifikojnë ato. Organizata raportoi se në Mbretërinë e Bashkuar janë shitur karta të rreme vaksinimi dhe një veprim i tillë i paligjshëm mund të jetë i përhapur kudo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu