“Narkobanditi i Ramës”, Berisha sulmon biznesmenin pas sherrit me Luçiano Boçin

0
    

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook lidhur me pas sherrin mes ish-deputetit Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca ditën e djeshme në Elbasan.

Berisha thotë se video e shpërndarë në media dëshmon se si i vërsulet Luca ish-deputetit. Ai shpreh solidaritetin me Boçin në lidhje me atë që ai e quan mbrojtje dinjitoze dhe burrërore ndaj agresorit.

“Video qe deshmon se si i versulet dhe sulmon narkobanditi i Edvinit Luca si qen i terbuar ish deputetin Luçiano Boçi! Duke shprehur solidaritetin tim me te plote kandidatit per deputet Boçi per mbrojtjen dinjitoze dhe burrerore ndaj agresorit, eshte rasti ti themi ketij mercenari se pas 25 prillit padroni yt ja mbath per Beograd, kurse ti do ndeshkohesh per vepren e rende penale te krimit te rende elektoral! Sb”, shkruan Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu