Përplasi për vdekje një të moshuar duke udhëtuar me një “Audi”, arrestohet 28-vjeçari! Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Cërrik Papër”

0

Një 28-vjeçar ka përplasur për vdekje me makinë një 27-vjeçar në aksin rrugoer “Cërrik-Papër”.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku 28-vjeçari A.B nga Tirana, duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Audi”, përplasi këmbësorin 76-vjeçar A.L, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

I riu nga Tirana është vënë në prangat e policisë, ndërkohë që hetimet se si ndodhi ky aksident po vazhdojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu