“Nata është e jona”, dhjetëra gra marshojnë pranë Kryeministrisë

0

TIRANA- Një marshim simbolik u zhvillua mbrëmjen e sotme në kuadër të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, në Tiranë. Me moton “Nata është e jona” dhe me pankarta në duar, dhjetëra gra marshuan në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë kryeministrisë. Si një simbolikë apo dhe si një revoltë ndaj realitetit, gratë dhe vajzat në këtë marshim dogjën të brendshmet e tyre.

Kujtojmë se Dita Ndërkombëtare e Gruas u zhvillua nga lëvizja e punës. “Farat” e kësaj dite u mbollën në vitin 1908, kur 15,000 gra marshuan nëpër qytetin e Nju Jorkut duke kërkuar orë më të shkurtra pune, paga më të mira dhe të drejtën e votës. Një vit më vonë, Partia Socialiste e Amerikës shpalli Ditën e parë Kombëtare të Gruas. Ideja për ta bërë atë një ngjarje ndërkombëtare erdhi nga Clara Zetkin, një aktiviste komuniste dhe avokate për të drejtat e grave. Në vitin 1910, ajo e ngriti atë në një Konferencë Ndërkombëtare të Grave Punëtore në Kopenhagë. Sugjerimi i saj u mbështet njëzëri nga 100 gra nga 17 vende që ishin në konferencë.

Dita e parë ndërkombëtare e gruas u festua në vitin 1911, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Kombet e Bashkuara (OKB) filluan shënimin e ngjarjes në vitin 1975. Tema e parë e miratuar nga OKB-ja (në vitin 1996) ishte “Festimi i së kaluarës, planifikimi për të ardhmen”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu