NATO po përgatitet të dërgojë avionë vëzhgues, të njohur si AWACS, në Bukuresht për të mbështetur praninë e përforcuar të Aleancës në rajon, si dhe për të monitoruar aktivitetet ushtarake ruse.
“Ndërsa lufta e paligjshme e Rusisë në Ukrainë vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë në Evropë, nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës”, deklaroi zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.
Ajo shtoi se AWACS mund të zbulojë avionë qindra kilometra larg, duke i bërë ato vendimtare për parandalimin dhe mbrojtjen e NATO-s.
Avionët pritet të mbërrijnë në Rumani më 17 janar.