EMRI/ Arrestohet i riu, qarkullonte me armë zjarri në Sarandë

0

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri.

Shtetasi Ardit Buqi, u ndalua nga policia në fshatin Gjashtë, dhe në automjetin e tij u gjet një armë zjarri Pushkë.

Po ashtu proceduar penalisht pasagjeri me iniciale F.GJ, për moskallëzim krimi.

Burime për noa.al bëjnë me dije se autori ka precedentë të mëparshëm në fushën e falsifikimit të dokumentave.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu