Ndahet nga jeta intelektuali elbasanas, Admirim Kongoli

0

Lajm tragjik për qytetarët elbasanas, por jo vetëm. Është ndarë nga jeta intelektuali Admirim Kongoli.
Ai vinte nga një familje me vlera të shquara patriotike e qytetare.

Gjithashtu ai gëzonte një respekt të gjërë në komunitet.

Postimi i PD dega Elbasan:

Lamtumirë Mimi (Admirim Kongoli) 🙏
Miq, ndajmë me ju lajmin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta të Admirim Kongolit!
Ndarja e parakohshme e Mimit na ka tronditur të gjithëve! Admirimi përmes cilësive të tij të larta njerëzore do të kujtohet gjithmonë si një prej bashkëpunëtorëve më të mirë dhe më të aftë nga kushdo që ka punuar me të! Mimi mbajti detyren e Sekratarit të Prefekturës Elbasan në vitet 2005-2013 duke i shërbyer me përkushtim qytetit dhe qytetarëve elbasanas!
I gjendemi pranë familjes së Mimit, bashkëshortes së tij, Vilmës, fëmijëve, nënës dhe vëllait! Partia Demokratike do ta ndjenjë mungesën e një intektuali si Mimi, një fisniku në çdo përgjegjësi, angazhim dhe marrëdhënie që krijoi!
Ngushëllime të sinqerta familjes Kongoli!
U prehsh në paqe Mimi! 🙏

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu