Krim makabër, pensionisti nga Durrësi gjendet i copëtuar në katër pjesë në Itali

0

Viktima është Shefki Kurtin, një pensionist 72-vjeçar me origjinë nga Durrësi

Zbulohet misteri i kufomës së gjendur të masakruar në copa, të gjetur në një lum të Venetos, në Italinë e Veriut. Viktima është Shefki Kurtin, një pensionist 72-vjeçar me origjinë nga Durrësi, i cili prej vitesh banonte në Badia Polesine, një qytezë me rreth 10 mijë banorë në afërsi të Rovigos, raportojnë mediat italiane.

Autoritetet u vunë në alarm rastësisht, kur disa punonjës të specializuar në mbarëvajtjen e lumit Adigetto sinjalizuan një këmbë njeriu që po pengonte sistemin e filtrimit të ujit. Policia gjeti më pas edhe katër pjesë të tjera, që sipas tyre janë hedhur të paktën 10 ditë më parë në lum.

Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi makabër, dhe forcat policore po hetojnë mbi të kaluarën e shqiptarit.

Identifikimi u bë pas gati gjashtë ditësh hetim. Të enjten më 28 korrik, pranë një blloku të Adigetto in via Casaria në Villanova del Ghebbo (Rovigo), stafi i Konsorciumit të Rikuperimit vuri re këmbën e majtë në një qoshe. Pasditen e së njëjtës ditë nën urën e Adigetto në via San Lazzaro në Lendinara, u gjet trungu, koka dhe pak më pas edhe krahët, të mbyllura në katër thasë të zinj. Më 31 korrik zbulimi i këmbës së djathtë. Mjeku ligjor do të duhet të sqarojë se sa kohë ka qenë trupi në ujë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu