Ndahet nga jeta intelektuali elbasanas, profesor Kujtim Bevapi

0

Ndahet nga jeta profesor Kujtim Bevapi.

Lajmi është bëri i ditur nga familja e z. Bevapi.

Ai u shua në moshën 76-vjeçare duke lënë pas një vepër të çmuar studimore.

Kujtim Bevapi (1948) ka lindur në Elbasan. Ai ka punuar si bibliograf dhe drejtues në bibliotekën “Qemal Baholli” Elbasan dhe si profesor në universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Ka dhënë kontribute në fushën e gjuhës dhe në historinë e arsimit.

Në vitet 1968-1972 ka kryer studimet në universitetin shtetëror të Tiranës, në fakultetin e Histori-Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi. Në janar të vitit 1973, emërohet bibliotekar dhe më pas bibliograf-klasifikator në bibliotekën “Qemal Baholli” të qytetit të Elbasanit. Në vitet 1991-1999 ka punuar si drejtor në këtë bibliotekë. Po ashtu, gjatë kësaj kohe ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, më vonë, në vitin 2000 emërohet si profesor i brendshëm pranë këtij universiteti. Është i specializuar në fushën e Bibliotekonomisë, ka botuar disa bibliografi të karakterit tekniko-shkencor, monografi[1], studime, artikuj në revista të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit, që i përkasin sferës së traditës, ngjarjeve, figurave të spikatura atdhetare. Në vitin 1992 merr gradën “Doktor i Shekncave”, dhe në vitin 1999 titullin “Profesor i Asociuar”.

Infoweb Media i pëcjell ngushëllime të sinqerta familjes Bevapi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu