Ndahet nga jeta mësuesi i mirënjohur elbasanas Sami Domni

0

Eshte shuar ne moshen 79 vjecare mesuesi i njohur Elbasanas Sami Domni. Ai Ka lindur në vitin 1942 ne një familje tregtare elbasanase. Me urtesi dhe i palodhur ai e lidhi te gjithe jetën e tij me arsimin, veçanërisht me shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri” ku ka punuar pa ndërprerje 30 vjet si mësues i vizatimit. Mësues Domni nuk la asnjë aktivitet arsimor pa ndjekur dhe dokumentuar.

Ai njihet si njeriu qe Shkonte kudo pa u mërzitur, ne shkolla të ndryshme, takime të mësuesve veteranë dhe efektivë, familje të arsimtarëve të ndryshëm, me qëllim që të plotësojë e sistemojë aktivitetin dhe jetën e tyre. Ndonese në moshë relativisht të thyer, mësues Samiu e vazhdoi këtë punë me një përkushtim dhe dashamirësi të pabesueshme. Ai ishte ideatori dhe organizatori i ngritjes së muzeut te shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” i vlerësuar në nivel kombëtar për seriozitetin dhe rigorozitetin e treguar.

Është autor i “Metodika e vizatimit, klasa V-VIII”, albumin historik “80 Vjetori i shkollës “Naim Frashëri”, librin “Pasaporta e shkollës”, ka botuar 172 artikuj me karakter metodik e studimor për arsimin, për të janë botuar në shtyp 18 shkrime vlerësuese, si dhe janë transmetuar 6 kronika televizive, ka botuar libërthin “Mirënjohje” për 115 mësuesit elbasanas me titujt “Mësues i Merituar” dhe “Mësues i Popullit”, duke na dhënë në mënyrë të përmbledhur jetëshkrimin e secilit prej tyre. Ai ka krijuar këndin fotografik të gjithë drejtuesve të arsimit në vite të Elbasanit, që është ekspozuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale.

Largimi nga kjo jete e mësues Sami Domni-t do ti dhëmbë të gjithë atyre që e kanë njohur dhe bashkëpunuar ndër vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu