Ndahet nga jeta nëna e ish-kryeprokurores, Elisabeta Imeraj: Të premtoj amanetin

0

Ish-kryeprokurorja ka njoftuar se nëna e saj, Zylfije Imeraj u nda nga jeta pasi disa vitesh luftë nga një sëmundje e rëndë.

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka humbur nënën. Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë Imeraj, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka bërë të ditur se nëna e saj, Zylfije Imeraj u nda nga jeta pasi disa vitesh luftë me një sëmundje të rëndë.

Postimi i plotë:

“Jeta ju përket te rinjve…. Sëmundja nuk pyet, unë dhe Ju bashkë luftuam…. Tani është koha të Ju lë “ Me këto fjalë të ndjera, sot më 14 Qershor ndërroi jetë, pas disa vitesh perpjekjeje nga një sëmundje e rëndë, nena ime ZYLFIJE IMERAJ. Nje grua plot force, plot shprese, nje njeri me virtyte dhe vlera, qe gjithe jeten ua kushtoi femijeve. Do jesh gjithmonë mes nesh, me fjalët e tua, me mbeshtetjen tënde, me dashurinë tënde…Te falenderojme shume Mama e dashur….. Dhe të premtoj Amanetin…..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu