“I kapën bashkëshortët duke tradhtuar dhe sot janë prapë bashkë”, detektivët privatë: Harxhuan lekët kot, tani…

0

Prej 7 vjetësh në vendin tonë funksionon profesioni i dedektivit privat. Deri tani janë licensuar prej 2 agjencive që operojnë në Shqipëri, 160 Sherlok Holms-a shqiptarë.

Në 2015, ‘16 dhe ‘17 patëm një boom kërkesash për zbulimin e tradhëtive bashkëshortore. Tashmë ka ndryshuar, kërkesat më të mëdha janë për vjedhjet e makinave, të shtëpive dhe aksidentet automobilistike. Ajo që them me bindje është se nuk është zbehur  fenomeni i tradhëtisë bashkëshortore, por ka rënë fluksi I kërkesave. Tradhëtitë janë shtuar, por kanë rënë kërsesat, pasi nuk ka patur ndonjë rezultat. Pothuaj të gjitha tradhëtitë bashkëshortore që janë zbuluar atëherë, janë të gjithë bashkë sot. Gati 90% e tyre janë bashkë, pavarësisht që verifikuan dhe provuan tradhëtinë. Pra thjesht harxhuan paratë, paguan dedektivin dhe kaq.

Po ju tregoj rastin e një gruaje që e dinte se I shoqi e tradhëtonte. Punësoi për pak orë një dedektiv. I shoqi pas festës ikën më të dashurën në hotel. E shoqja I thotë recepsionistes së hotelit që t’I thoshte vajzës që ishte në dhomë, se e kërkonte motra, pasi I kishte ndodhur një fatkeqësi. Sapo hapet dera gruaja gjendet përballë burrit dhe të dashurës. Kaq doja, tha dhe iku.

Edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ku ne kemi dedektivë, na rezulton se kërkesat më të mëdha janë për tradhëtitë bashkëshortore dhe verifikime të tipit: Djali punëson dedektiv, pasi I dërgon 2000 euro në muaj të fejuarës dhe nuk e di me kë I shpenzon ajo.

 

 

Një dedektivi i kushton 30 euro ora. Ndjekja më e gjatë që është bërë është 7 deri në 11 ditë. Kaq është është raporti. Personi që tradhëton në një çift, brenda 7 deri në 11 ditë takohet me se sbën më të dashurin ose të dashurën.”– tha Ndue Pjetra, Dedektiv Avokat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu