Covid-19 i merr jetën një tjetër mësuesi të njohur në Elbasan.
Spiro Panariti 55 vjeç, ka ndërruar jetë pasi nuk mundi ta fitojë betejën me virusin.
Prej 20 vitesh ai punonte si mësues i Edukimit Figurativ në shkollën “Luigj Gurakuqi”.
Gëzonte respekt të madh ndër nxënës, kolegë dhe në komunitetin elbasanas. Ishte një mësues i talentuar, i përkushtuar dhe mjaft i zoti.
Një dedikim të veçantë ka bërë për edhe Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit në Elbasan, Anila Çota.
Ja çfarë shkruan ajo për kolegun e saj:
Ndahet nga jeta mësuesi Spiro Panariti!
55 vjeçari duarartë që prej 20 vitesh punonte si mësues i edukimit figurativ në shkollën ” Luigj Gurakuqi ” Elbasan do të mbetet gjatë në memorien e nxënësve, kolegëve dhe tërë komunitetit për fjalët e tij të ëmbla, për talentin dhe përkushtimin e tij!
Dora e tij do jetë prezente në çdo cep të shkollës ku ai ka shprehur ndjesitë e tij për çdo aspekt të edukimit!
Mësues Spiron do ta kujtojmë si njeriun fjalëpak e punëshumë që gëzonte respektin e të gjithëve!
Lamtumire piktori ynë, mësuesi ynë, shoku ynë i mire!
Ngushëllime të përzemërta familjes, fëmijëve dhe të afërmve, përfundon zj Çota.
Ngushëllime të sinqerta familjes edhe nga stafi i infoelbasani.com