Ndahet nga jeta profesori Kosta Gazeli,humb betejën me sëmundjen

0

Profesori i njohur Kosta Gazeli ka ndërruar jetë në Athinë. Gazeli ka kryer me sukses disa detyra të larta në administratën shtetërore në Ministrinë e Brendshme, në Ambasadën shqiptare në Athinë, në Avokaturën e Shtetit etj. Profesori vuante prej muajsh nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk e fitoi dot.

Lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit është bërë i ditur nga familja e tij që ndodhej në Athinë ku ai po merrte mjekimin për sëmundjen e rëndë prej disa muajsh tashmë.

Kolegët dhe miqtë e tij përjetojnë me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e tij dhe i shprehin familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta.

Më poshtë postimi i plotë nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

Me dhimbje njoftojmë lajmin e trishtueshëm të ndarjes nga jeta së kolegut dhe mikut tonë shumë të dashur, prof. Kosta Gazeli. Sot paradite familja e tij na njoftoi nga Athina, ku ai mjekohej prej disa muajsh, se miku ynë i mrekullueshëm Kosta, nuk e fitoi dot betejen me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej disa muajsh.
Kjo ngjarje e dhimbshme ka prekur thellë të gjithë ata që e mësuan dhe ka risjellë në mëndje vlerat e tij.

Prof. Gazeli ka qënë shef i katedrës të së drejtës penale në ish Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nëFakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, dekan i Fakultetit Juridik të Universitetit jopublik “Justicia”, zëvendësdekan i Fakultetit Juridik të Universitetit jopublik“Justiniani i Parë”, shef i departamentit të së drejtës civile nëFakultetin e Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë deri nëditën e largimit të tij nga jeta.

Prof. Gazeli ka përballuar me profesionalizëm dhe principialitet detyra të rëndësishme dhe tepër delikate në administratën shtetërore në Ministrinë e Brendshme, në Ambasadën shqiptare në Athinë, në Avokaturën e Shtetit etj.

Largimi nga jeta i prof. Kosta Gazelit, përjetohet me dhimbje tëthellë nga të gjithë kolegët dhe miqtë e tij të shumtë nëUniversitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në institucionet e tjera akademike, shkencore e administrative si edhe nga të gjithëmiqtë e të njohurit e tij kudo, brenda e jashtë vendit.

Në emër të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe posaçërisht të Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, duke ndarë me ju këtë lajm të trishtuar, i shprehim familjes së prof. Kosta Gazelit ngushëllimet tona më të sinqerta. Kujtimi dhe kontributi i tij i çmuar do të mbeten përherë në zemrat tona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu