PD reagon ndaj Ramës: S’ke frikë nga koronavirusi, por nga shqiptarët që duan ndryshimin

0

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama sa i takon kritikave të këtij të fundit për fushatën elektorale të Lulzim Bashës me pretendimin se po krijonte vatra infektimi me covid.

Përmes një mesazhi në Twitter, PD-ja thekson se Rama nuk ka frikë për koronavirusin, por nga shqiptarët që duan ndryshimin pas 8 vitesh.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE
Rama nuk ka frikë për koronavirusin. Ai ka frikë nga qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin pas 8 vitesh dështime të tij. Është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të humbasë!

DEKLARATA E RAMES
“Ne kemi ngritur në të gjithë Shqipërinë vatra vaksinimi. Jemi një nga vendet e rajonit që kemi ngritur vaksinimin masiv. Do të dalin në mes të vendeve lartë në Europë për vaksinimin. Ata s’duan që t’ja dinë as për njerëzit e tyre. Janë aty me gishta, me flamuj, me ulërima. Ku kanë gjetur shesh bëjnë përshesh. Dy-tre javë do virusi që të zhvillohet dhe të kapi fytin. Unë uroj që asnjë prej tyre mos të përfundojë në spital e jo më të ndërroj jetë. Por ashtu siç veprohet, është e qartë për çdo shqiptar që ka dy mend në kokë, mesazhi është që ata janë antishteti. Janë rrumpalla, paaftësia dhe dëmi që i rri në kokë këtij vendi. Nuk kanë bërë një punë të hajrit.”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu