Është ndarë nga jeta Shkëlqim Elezi. Njoftimin e ka dhënë vëllai i tij, mjeku i njohur Qemal Elezi.
Shkëlqim Elezi përfundoi studimet e larta në degën veterinari. Prej disa vitesh ishte shef i seksionit të veterinarisë në Drejtorinë e Bujqësisë e më pas u bë drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë. Njihet gjithashtu edhe kontributi i tij në politikë.
Por pikërisht, në kulmin e karrierës së tij, Shkëlqim Elezi u prek nga një sëmundje e rëndë e pashërueshme. Në fakt ka disa vite që vuan nga ajo sëmundje, por me gjithë kujdesin e mjekëve dhe kurajon që e karakterizonte, ai është ndarë nga jeta.
Ja dedikimi që i bën vëllai, doktori i njohur i zemrës, Qemal Elezi:
Me hidherim te thelle njoftoj se pas nje semundje te rende dhe te zgjatur, vellai im Shkelqim Elezi nderroi jete. Ai do ngelet gjithmon ne zenrat tona, i qeshur, i gezuar e plot energji. Eshte e veshtire te gjesh fjale Ngushellimi per moshen e zemren e vellait. Lamtumira e fundit do te behet date 21 ora 14:00. U prefsh ne paqe vellai im i dashur.
Stafi i portalit infoelbasani.com i përcjell ngushëllimet e ndjera familjes!