Ndarja nga jeta e ish-deputetit Ahmet Osja, reagon Lulzim Basha

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se mori sot me hidhërim të madh lajmin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit Ahmet Osja. Në një postim në Twitter, Basha shkruan se kontributi qytetar, politik dhe intelektual i Osjes do të mbetet i pashlyeshëm dhe frymëzues.

Kryedemokrati i shpreh gjithashtu ngushëllimet e tij familjarëve, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të Ahmet Osjes.

REAGIMI 

“Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Ahmet Osman Osja, deputeti i @pdshqiperi

në legjislaturën 1992-1996, që ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën, duke u renditur në radhën e parë të atyre që me lëvizjen demokratike u ngritën për rikthimin e lirisë

Kontributi i tij qytetar, politik dhe intelektual do të mbetet i pashlyeshëm dhe frymëzues për të gjithë ne. Në këtë ditë të vështirë i jam pranë familjes, të afërmve dhe bashkëpuntorëve të tij, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe!” 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu