Ndarja nga jeta e Sheikh Khalifa/ Nikolla shpreh ngushëllimet: Ne i jemi mirënjohës EBA, u prehsh në paqe…

0

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.

Në një letër drejtuar Kryetarit të Parlamentit të EBA, z. Saqr Ghobash, Kryetarja Nikolla shprehet se “Kuvendi i Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta Këshillit Kombëtar Federal si edhe popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe, për ndarjen nga jeta të Presidentit, Sheikh Khalifa.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend mik i Shqipërisë, një investitor i rëndësishëm në ekonominë shqiptare në sektorë prioritarë të zhvillimit si edhe partnerë të rëndësishëm në fushën e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Ne i jemi mirënjohës EBA, këtij vendi mik dhe udhëheqësve të tij për ndihmën e madhe për ndërtimin e rreth dymijë apartamenteve e shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 si edhe për financimin e mjaft projekteve sociale e humane për mbështetjen e grupeve nevojtare të popullsisë.

U prehsh në paqe Presidenti Khalifa.”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu