Ndër ndeshjet më të mira në histori/ 4 rrëzime dhe 1 nokaut, momentet më të mira të përballjes Fury-Wilder

0

Tyson Fury dhe Doentay Wilder kanë dhuruar spektakël në trilogjinë mes tyre, ndeshje që po cilësohet si më i miri i të gjitha kohërave.

Boksieri britanik ka arritur të triumfojë ndaj amerikanit në përballjen e zhvilluar mëngjesin e së dielës në T-Mobile Arena të Las Vegasit duke mbrojtur titullin kampion bote në kategorinë WBC.

Fury ishte më i mirë në këtë ndeshje duke triumfuar në fund falë një nokauti në raundin e 11-të, nokaut i cili ishte i papërballueshëm për Wilderin.

Megjithatë, deri tek raundi i 11-të situata ishte shumë e barabartë dhe të dy boksierët dhuruan spektakël me goditje të forta.

Sikurse Fury, ashtu edhe Wilder e panë veten nga dy herë në tokë shkaku i ‘knock-down’ apo rrëzimeve që ndodhen gjatë raundeve tre dhe katër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu