Ndërhyri në sherr për të mbrojtur vëllanë, kush është i riu që humbi jetën pas goditjes me thikë (Foto, emri)

0

Një 25-vjeçar i identifikuar si Aleksandër Petanaj ka humbur jetën në spitalin e qytetit të Vlorës, pasi kishte mbërritur i plágosur rëndë me thíkë mbrëmjen e djeshme, teksa një prej goditjeve e ka prekur pranë zemrës.

Burime bëjnë me dije se ai është qëlluar mbrëmë rreth orës 12.30 në zonën e Pyllit të Sodës, pas një shèrri që ka ndodhur mes një grupi të rinjsh. Burime nga policia e Vlorës konfirmojnë se autori i vrásjes është vënë në pránga ndërsa mësohet se ai është një 16-vjeçar, me të cilin Petanaj kishte pasur konflikte dhe më herët.

26-vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit me plágë të shumta nga shokët e tij, të cilët dyshohet se kanë parë të gjithë skenën e shèrrit, dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti që të mbijetonte.

Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur kònflikti që ka çuar në këtë fundt fatal për jetën e të riut, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e bluve të Vlorës për këtë ngjarje me pasoja të rënda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu