Ndërhyrjet në sistemin TIMS, reagon Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim: Inkurajojmë zhvillimin e hetimeve, i bëjmë thirrje Kuvendit të ndërmarrë hapat e nevojshëm

0

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka shprehur shqetësim në lidhje me ndërhyrjet e fundit në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit.

IDM ka bërë thirrje dhe ka inkurajuar institucionet përgjegjëse të bëjnë hetime të thelluara në lidhje me skandalin e thyerjes së sigurisë të të dhënave personale të shtetasve.

Gjithashtu IDM i ka bërë thirrje edhe Kuvendit të Shqipërisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm për shqyrtimin e plotë të përgjegjësive institucionale në lidhje me shkeljet e përsëritura.

Për IDM është me rëndësi dhe është e domosdoshme mbrojtja e të dhënave dhe zbatimi i plotë i parimeve në sektorin e sigurisë.

Postimi:
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ndërhyrjen e raportuar së fundi në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit.
Theksojmë se kjo nuk është e para thyerje e sigurisë së të dhënave personale dhe sensitive të shtetasve në Shqipëri, ku edhe më herët IDM i është bashkuar shqetësimit të organizatave ndërkombëtare.
Ne inkurajojmë zhvillimin e hetimeve të plota dhe të gjithanshme nga institucionet përkatëse. Njëkohësisht, IDM i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare ndaj institucioneve të sigurisë dhe inkurajojmë veprime konkrete për shqyrtimin e plotë të përgjegjësive institucionale lidhur me shkeljet e përsëritura dhe parandalimin e tyre në të ardhmen.
Mirëqeverisja e sistemit dhe institucioneve të sigurisë nëpërmjet zbatimit të plotë të parimeve të qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë, mbikqyrjes parlamentare, sistemit të balancave dhe kontrollit (checks and balance) dhe mundësimit të një roli më proaktiv të aktorëve të shoqërisë civile, rretheve akademike, medias etj. përbën domosdoshmëri për forcimin e performancës së tyre, rritjen e besimit publik tek institucionet dhe përmirësimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu