Ndërron jetë 12-vjeçari shqiptar, shkoi të fshihej pas ambienteve të kondicionerëve të hotelit

0

Një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare , nga Tsilivi, Zakynthos ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e së shtunës. Sipas raportimeve të mediave greke, fëmija po luante me miqtë e tij pranë shtëpisë së tij, kur shkoi të fshihej pas ambienteve të kondicionerëve të një hoteli.

Por, njëri prej tyre kishte qenë i ngarkuar me energji elektrike dhe kur 12-vjeçari e preku, mbeti i vrarë në vend.

Ekipi i ambulancës e pati të pamundur që ta ktheje në jetë. Fëmija fatkeq u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos , pa puls. Sipas raportimeve, një grup i madh mjekësh tentuan ta risillnin të jetë por nuk mundën.

Pronari i hotelit është vënë në pranga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu