Ndërron jetë aktori Guljem Radoja, Basha: Ishte një frymëzim për qindra të rinj që donin dhe duan lirinë

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit Guljem Radoja, i cili ndërroi jetë si pasojë e Covid-19.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Basha i shpreh ngushëllime familjes së aktorit, ndërsa shton se largimi nga jeta e aktorit të mirënjohur është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Lulzim Basha:

Me hidhërim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh Guljelm Radoja.

Largimi nga jeta i artistit të madh shqiptar është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Guljelm Radoja e humbi betejën e parë të jetës së tij por la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike, ishte një frymëzim për qindra të rinj e qytetarë që donin dhe duan lirinë, të drejtën e dinjitetin.

Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e tij, miqtë dhe të afërmit.

Guljelm Radoja do të mbetet përjetë mes nesh. U prehtë në paqe!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu