Elbasan, Bazilika pa investim prej më shumë se një dekade

0

E zbuluar 10 vite më parë, me premtime të vazhdueshme nga Ministria e kultures, Instituti Arkeologjik dhe ai i Monumenteve, Bazilika e Bezistanit mbetet ende në gjendje të mjerueshme. I trumpetuar si zbulimi i madh, ku në gerrmime do qartësoheshin figuran në mozaik, e me arsyetimin se Bazilika do të kthehej në atraksion turistik, pamja që na ofrohet, mungesa e një tabele informuese, dhe ajo e një ciceroni e kanë kthyer këtë momument kulture të kategorise së pare, hera herës në germadhë të shëmtuar në mes të qytetit.

Për qytertarët elbasanas, investimi në bazilikë duhej të ishte kryer dhe se Elbasani meriton të jetë epiqendra e turizmit.

Drejtoresha e Qendrës së Trashëgimisë Kulturore shprehet duke thënë se jemi me fat që e kemi Bazilikën por për fat të keq nuk është e vizitueshme.

Me zbulimet e deritanishme këtu ka 25 metra mozaik, në të cilin, përveç dy figurave njerëzore, në përbërje të tij ka edhe elementë të tjerë të cilët tregojnë skemën e përjetësisë dhe janë realizuar me një mjeshtëri të rrallë. Monumenti i Kulturës vazhdon të jetë i varrosur, ndërsa turistët dhe vetë qytetarët, përmes disa fotove, përpiqen të imagjinojnë se çfarë ka nën tokë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu