Arresti kardiaki ka marrë jetën ish ministrit të Transporteve, Ilir Mataj.
Mësohet se Mataj ishte infektuar edhe me Covid ku po luftonte me virusin e rrezikshëm prej 22 dhjetorit. Ai ishte babai i tre vajzave dhe njihej si një person intelektual dhe një prind i shkëlqyer.
Mataj ishte presidenti i Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtarë Rrugor “Analtir”.