Ka ndërruar jetë Dr. Ali Xhomos, një kirurg i përkushtuar dhe figurë e shquar në fushën mjekësore të Elbasanit. Dr. Xhomos u njoh për profesionalizmin, aftësinë kirurgjikale dhe humanizmin e tij, duke shërbyer me dashuri popullit dhe duke frymëzuar brezat e ardhshëm të mjekëve.
Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetin e saj social mjekja dhe deputetja Zheni Gjergji, e cila ka shprehur ngushëllime për humbjen e një figure të rëndësishme të mjekësisë në Elbasan.
Në kujtim të Dr. Ali Xhomos, një mjek i përkushtuar, një kirurg duarartë dhe një njeri fisnik, i cili i shërbeu me dashuri dhe profesionalizëm popullit të Elbasanit.
Trashëgimia e tij në mjekësi dhe humanizmi që e karakterizonte do të mbeten gjithmonë të gjalla në kujtimet tona.
Emri dhe vepra e tij do të jenë një shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm të mjekëve.
U prehtë në paqe! 🙏🕊️
Largimi i tij konsiderohet një humbje e madhe për komunitetin, ndërsa kolegët dhe familjarët ndajnë dhimbjen për këtë ikje të parakohshme./Infoweb Media