Ndërron jetë notari 24-vjeçar. Postimi i KOKSH: E pabesueshme!

0

 

Gjatë ditës së sotme është ndarë nga jeta notari Klavio Meça. Ky i fundit mësohet se ka vdekur në moshën 24-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH). Përmes një postimi në faqen “Facebook”, KOKSH ka shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerit. Arsyeja e vdekjes së të riut nuk dihet ende, por dyshohet se shkak mund të ketë qenë ataku kardiak. Kujtojmë se Meça mbante rekordin kombëtar në 400 m stil i lirë (4’04”03), të vendosur në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest të Hungarisë.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqipta shkruan:

Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjeç. Nuk gjejmë̈ fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe…Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa veçojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive. KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh…!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu