Dënimi i Tahirit, flet gazetari Çollaku: Shpëtoi Edi Rama, ai është drejtuesi i kanabizimit të vendit

0

Gazetari Basir Çollaku ka zhvilluar një intervistë ditën e sotme për Fax Neës, ku ka folur për dënimin me 3.4 vite burg të ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për shpërdorim detyre.

Çollaku e quan dënimin e Saimir Tahirit më shumë shpëtim për kryeministrin Edi Rama sesa një dënim për ish-ministrin e Brendshëm.

Ai shkon më tej duke thënë se 3.4 vite burg nuk tregon se drejtësia po funksionon, duke shtuar se gjyqtarët janën nën presionin e Edi Ramës, të çilin e sheh si drejtuesin e kanabizimit të vendit.

Flet Basir Çollaku

Interpretimi apo eçuria e kësaj dosje 8 vjeççare, me atë që ndodhëm dje, unë mund të them që dje kishim një vendim për të mbrojtur Ramën sesa për të dënuar Tahirin. Regjia e kësaj platforme disavjeççare, ka shumë elementë që nuk janë marrë, do të thoja unë në gjykimin tim, në konsideratë seriozisht. Dënimi i shkurtuar me 3.4 vite nuk tregon se kjo ççështje na dha modelin se drejtësia është duke funksionuar. Kemi një diferençë të dukshme mes kërkesës së prokurorisë dhe asaj që dha gjykata. 12 vite kërkoi Prokuroria e Posaççme, duke pretenduar se kishte prova që e lidhnin ish-Ministrin me trafikun ndërkombëtar. Ndërsa gjykata shkoi te shpërdorimi i detyrës dhe është një kërçitje e gjatë. 3.4 vite për shpërdorim detyre, më mirë të shpallte moskompetençë. Edhe siçç ka dëshmuar ish-Ministri Tahiri, Ministria e Mbrojtjes është pjesë e kësaj dosje. Radarët e famshëm, udhëtimi i skafeve, dërgesat e pafundme të drogës, ka dokumentaçion zyrtar të komunikimit me Ministrine e Mbrojtjes, për funksionimin e tyre. Kush janë përgjegjësit? A ka emra konkretë? Është dhe Ministria e Finançave, si u futën në treg gjithë këto para? Ka prova të tjera që janë holluar gjatë proçesit. Kemi mbi 120 ofiçerë të denonçuar nga ish-drejtuesi i SHISH, Visho Ajazi si njerëz të lidhur me bandat e trafikut të drogës. Prokuroria ndoshta e shtrënguar nga presioni i qeverisë, i Kryeministrit, nëpërmjet vetingut dhe marifeteve të pushtetit, ka pamundësuar që hëtimi të jetë real. Duhet të kishte nisur në terren, aty ku janë parçelat, ku janëe ofiçerët e lidhur me krimin. Është platformë e mirëorganizuar nën drejtimin e Kryeministrit. Të gjithë drejtorët e poliçisë kanë pasur dijeni. Drejtuesit e pushtetit lokal, i detyron ligji të kenë dijeni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu