Ndërtimi i objekteve pa leje, arrestohen 5 persona në Durrës

0

Teksa të gjitha bizneset në vijën bregdetare kanë nisur nga puna për sezonin e ri turistik, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, paralelisht është duke u zhvilluar një operacion nga Policia për prishjen e objekteve pa leje.

Në kuadër të këtij operacioni, 5 persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Durrësit në Kepin e Rodonit, pasi akuzohen për ndërtim të paligjshëm. Në mesin e të arrestuarve është dhe pronari i një kompleksi.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e zënies së hapësirave publike dhe ndëtimeve të paligjshme. Vihet në pranga administratori i një kompleksi dhe 4 shtetas të tjerë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë evidentuar një rast flagrant tek “Kepi i Rodonit”.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç, banues në  Ishëm, Durrës, administrator i një kompleksi në “Kepin e Rodonit”, Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve: E. L., 21 vjeç; Xh. B., 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; F. D., 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe F. M., 23 vjeç, banues në Manzë, për vepren penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu