Ndërtuan kate shtesë pa leje, në kërkim dy pronarët në Dhërmi (Emrat)

0

Dy pronarë të dy objekteve në Dhërmi janë shpallur në kërkim, pasi kanë ndërtuar kate shtese jashtë lejes së ndërtimit.

Bëhet me dije se policia ka shpallur në kërkim Spiro Pandon dhe Kristaq Belin. Personat në fjalë në objektet në poronësi të tyrë kishin ndërtuar kate shtesë, në kundërshtim me lejet e ndërtimit.

Njoftimi i plotë:

Ndërtuan kate shtesë  në kundërshtim me lejen e ndërtimit dhe projektin fillestar, shpallen në kërkim 2 pronarë të dy objekteve në Dhërmi.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato  bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e marra se dy shtetas që kishin ndërtuar dy objekte në Dhërmi kishin dalë jashtë projektit dhe lejes së ndërtimit pasi kishin ndërtuar kate shtesë, kanë ushtruar kontroll për verifikimin e dokumentacionit.

Si rezultat i verifikimit të dokumentacionit rezultoi se shtetasit S. P., 51 vjeç dhe  K. B., 66 vjeç, në objektet në pornësi të tyrë kishin  ndërtuar kate shtesë, në kundërshtim me lejet e ndërtimit.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit S. P., 51 vjeç, banues në Vlorë dhe K. B., 66 vjeç, banues në Dhërmi.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë përgjegjësi për moskontrollin e zbatimit të projekteve fillestare të përcaktuara në lejet e  ndërtimeve që këta shtetas kishin përfituar nga organet kompetente.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu