Çifti i përfolur i “Për’puthen” i jep fund lidhjes: Jam e lirë!

0

Gilberta dhe Iliri ishin një nga çiftet që arritën të krijoheshin brenda emisionit “Për’puthen +40”. Shumë shpejt ata fituan simpatinë e publikut dhe lidhjen e vazhduan edhe jashtë programit. Mirëpo gjërat duket se nuk kanë shkuar siç duhet dhe ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë Gilberta me një postim të fundit në Instagram. Ajo ka treguar se ka udhëtuar drejt Kosovës këtë fundjavë dhe dikush e ka pyetur nëse e ka shoqëruar edhe Iliri.

Ajo është shprehur se nuk është me Ilirin dhe po e shijon verën e lirë. Gilberta thotë se të gjithë duhet të vazhdojnë jetën përpara pavarësisht gjithçkaje që ndodh dhe se kush do e shoqëron në udhëtime.

“Jo, nuk jam me Ilirin. Jam e lirë, po shijoj verën. E vërtetë. E hapur, e kthjellët. Jeta kjo është. S’do rrimë mbyllur me frikën e lëndimit. Njerëzit shprehin atë ç’ka po jetojnë në fatë azë që ne kemi ose jo fatin t’i njohim, ne mësojmë, përjetojmë, gjallë jemi, kjo është jeta. E vijojmë para! Kush do na shoqëron”, shkruan Gilberta në deklaratën e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu