Ndeshja me Partizanin/Shihni në çfarë mënyre pastrohet bora në stadiumin e Skënderbeut

0

Dëbora e dendur që ka rënë në zonat malore të Shqipërisë ka shkaktuar vështirësi jo vetëm për transportin rrugor dhe zonat e banuara, por dhe për futbollin. Prej disa ditësh, Korça është mbuluar nga dëbora e madhe, ku nuk ka shpëtuar as stadiumi i qytetit.

Skënderbeu do të përballet nesër me Partizanin, por pamja e fundit nga stadiumi bardhekuq tregon diçka të pazakontë. Punonjësit e stadiumit përpiqen ta pastrojnë dëborën në mënyrë thuajse primitive duke përdorur zetor, që tërheq një strukturë prej druri në mënyrë që të bëjë të mundur vijëzimin e fushës. Në fakt, për një situatë të tillë, do të duheshin mjete më të specializuara.

Megjithëse fusha e stadiumit “Skënderbeu” është rënduar ndjeshëm, nuk ka sinjalizime se ndeshja mes bardhekuqve dhe “demave” mund të shtyhet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu