Aksident rrugor në aksin Elbasan-Peqin, Toyota përplaset me Audin, 2 të plagosur

0

Aksident rrugor në aksin Elbasan-Peqin. Përplasja e frikshme ka ndodhur në afërsi të fshatit Lolaj.

Automjeti tip Toyota me targë AA 435 PD, është përplasur me mjetin tip Audi.

Si pasojë e kësaj përplasje kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve të cilët janë transportuar për në spital.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Por siç shihet nga fotot ekskluzive të infoelbasani.com, përplasja mes dy automjeteve ka qenë e fortë dhe të dy automjetet kanë pësuar dëmtime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu