Ndizet Tirana, vjen autobusi zyrtar i Romës; nesër mbërrijnë lojtarët

0

DURRËS– Dy ditë para finales së Conference League, në Durrës ka mbërritur autobusi zyrtar i skuadrës së Romës, i cili do të marrë ditën e nesërme skuadrën në Rinas. Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Portual Durrës, i cili ka postuar edhe një foto në Facebook.

POSTIMI I PLOTË
Mbërrin në Portin e Durrësit autobuzi zyrtar i skuadrës së Romës????????, në kuadër të eventit më të madh futbollistik që do të ndodhë në Shqipëri????????, siç është finalja e Konferencës së Ligës Europiane(Uefa Conference League).

Autoriteti Portual Durrës, në koordinim me kompanitë e lundrimit dhe agjencitë ligjzbatuese që operojnë në Portin e Durrësit po menaxhojnë situatën për mbarëvajtjen në përpunim për sportdashësit që po hyjnë në vendin tonë edhe në rrugë detare, për t’ju krijuar atyre lehtësira në përpunim.
Një event i rëndësishëm sportiv jo vetëm për Italinë dhe Hollandën, por edhe një festë e madhe për gjithë Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu