Ndjekje si në filma/ Të rinjtë në Elbasan ndiqen nga 30 efektivë policie, kapen në autostradë dhe arrestohen

0

Një ndjekje si nëpër filma është bërë nga uniformat blu të Elbasanit ku janë angazhuar 30 punonjës të policisë për 2 persona ndërsa nuk është bërë e ditur arsyeja e kësaj ngjarjeje.

Të rinjtë e moshave 25 dhe 30-vjeç janë ndaluar në Bradashesh dhe udhëtonin në mjetin tip “Seat” ngjyrë e bardhë e marrë me qera në Tiranë.

Sipas burimeve mësohet se automjeti po vinte nga Peqini me shpejtësi të lartë pasi ndiqej dhe nga shërbimi civil. Në momentin kur nuk i është bindur forcave të shërbimit civil është kërkuar ndihmë nga efektivëve të tjerë ku është ngritur postobllok në Bradashesh.

Me forca të shumta policie dhe nën masa të rrepta sigurie automjeti është shoqëruar drejt komisariatit ndërsa ende nuk dihet përse ky automjet ishte në ndjekje nga shërbimi civil dhe pse nuk i është bindur urdhërit të ndalimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu